Ministrja e jashtme Olta Xhacka ka uruar Presidentin e sapo zgjedhur Bajram Begaj.
Në një postim në facebook, Xhacka shpreh besimin se Bajram Begaj do të dijë t’i japë institucionit të Presidencës dinjitetin e simbolit të unitetit te kombit !
Postimi i plotë:
Urime dhe suksese zoti President!
Një ushtarak, një mjek, një ish koleg me të cilin kam patur fatin të punoj me vlerësimin maksimal për profesionalizmin e urtësinë.
Një President që jam e bindur do të dijë t’i japë institucionit të Presidencës dinjitetin e simbolit të unitetit te kombit !
Bajram Begaj është zgjedhur këtë të shtunë si president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.
Top Channel