“Ne mezi presim të punojmë së bashku për një marrëdhënie të begatë, të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të një familjeje evropiane.”
Është ky reagimi i parë që vjen nga Bashkimi Europian për Presidentin e sapo zgjedhur të Republikës, Bajram Begaj.
“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë.”- shkruan në një postim në rrjetet sociale, shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell.
Bajram Begaj është zgjedhur këtë të shtunë si president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.
Top Channel