Debatit në Tiranë nëse do të firmosë dekretin për të liruar nga detyra me dekret Bajram Begajn nga posti i Shefit të Shabti të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për t’I hapur rrugë kandidimit, Presidenti actual Ilir Meta I është përgjigjur përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.
Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi.”- thuhet në sqarim.
I detyruar nga Kushtetuta, e cila parashikon se Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike si dhe nuk mund të jetë kryetar partie, Bajram Begaj dha sot dorwheqjen nga posti e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe grada gjeneralmajor.
Por, duke qenë se edhe detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe gradën gjeneralmajor, Begaj e ka marrë me dekret nga Presidenti Meta, edhe dorëheqja e tij nga këto poste duhet të pranohet nga Kreu aktual i Shtetit.
Top Channel