Procesin e zgjedhjes të presidentit të ri kryesocialisti Edi Rama e quajti si fundin e një vrapimi ku ai dhe PS marrin fryme lirisht. 

Kësaj frymëmarrje i ka ardhur në ndihmë edhe bekimi amerikan për gjeneral Begajn.

Përzgjedhja e Bajram Begajt për president duket si një e mesme e artë prej socialistëve të cilët nuk provokuan Ilir Metën me një kandidaturë si Ardian Dvorani apo Sali Berishën përmes ish ministres tij por e preferuar tashmë nga socialistët Majlinda Bregun.

Rama shpjegoi se përse triumfoi kandidatura e Bajram Begajt.

“Një figurë me një profil sa të lartë në aspektin institucional, sepse bëhet fjalë për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, aq edhe të pa angazhuar në gjithë përplasjet apo rrugët që kryqëzohen në arenën politike, gjë që na bën të ndihemi sot të lehtësuar nga barra e përzgjedhjes si forca dominuese që ka dhe përgjegjësinë dominuese për të udhëhequr jetën e vendit.”- tha Edi Rama

Edi Rama dha këtë shpjegim se përse Bajram Begaj ishte kandidatura më e mirë mes 26 kandidaturave në dispozicion të kryesisë të PS.

“Kandidatura e përzgjedhur prej nesh, besojmë që rezonon me të gjithë atë pjesë të popullit tonë, që jeton normalisht dhe që punon normalisht dhe që beson te puna, beson te merita, beson te integriteti, beson te respekti për njerëzit dhe te dashuria për vendin.”– tha Edi Rama.

60 minuta pasi kishte mbaruar mbledhje e grupit parlamentar socialist, kandidati për president Bajram Begaj, ngjiti shkallët e kryesisë të kuvendit për vijimin e procedurave shkresore të nevojshme.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA