Vjen reagimi i parë për kandidaturën e PS-së, Pollo: Begaj nuk mund të jetë president, ka përgjegjësi penale për zhvatjen….

03/06/2022 20:01

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo ka reaguar pasi emrit që nxori Partia Socialiste si kandidat për kreun e ri të shtetit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Pollo pretendon se Bajram Begaj nuk mund të jetë president sepse ka përgjegjësi morale, civile si dhe penale për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura.

Begaj ka direkt përgjegjësi morale, civile si dhe penale për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura! Ai nuk mund të jetë President i Republikës!!! As Kryekomandant i Forcave të Armatosura!!!“, shkruan Pollo.

Reagimi i tij vjen pasi Partia Socialiste ka propozuar Bajram Begën si kandidat për kreun e ri të shtetit. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë në selinë rozë, ku tha se socialistet propozojnë shefin e Forcave të Armatosura, Bajram Begaj mes 26 kandidaturave të tjera.

Shefi i shtabit të përgjithshëm Bajram Begaj mund të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të jetë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme. Ky propozim ishte surprizë, pasi në listën e kandidaturave të mundshme më favoritët ishin Majlinda Bregu dhe Ardian Dvorani. Nesër në 10 do të jetë mbledhja e grupit parlamentar të PS-së.  Më pas do të mblidhet komisioni parlamentar i ligjeve për të hartuar një raport që do t’i shkojë kuvendit dhe në orën 18:00 do të votohet në kuvend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA