Urës në bypass-in e Fierit i vodhën hekurat për skrap/ Nis riparimi i dëmit, ARRSH kërkon ndëshkim për autorët

03/06/2022 16:27

Ura e fshatit Ferras, pjesë e segmentit rrugor të bypass-it të Fierit është dëmtuar pasi disa persona të identifikuar nga policia kanë vjedhur hekura në strukturën e saj.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një reagim të bërë publik, dënon këtë ngjarje dhe thotë se “nuk do të tolerojë asnjë rast të tillë dhe së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese do të kërkojë ndëshkimin me forcën e ligjit për çdo abuzues, gjithashtu menjëherë janë marrë të gjitha masat për riparimin e këtij dëmi duke kthyer në normalitet gjendjen e urës”.

Personat e arrestuar kanë shkëputur pjesë metalike nga ura për t’i shitur më pas për skrap.

Më tej, Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzues, për të bërë të mundur reagimin në kohë dhe marrjen e masave për të mos pasur asnjë problematikë në akset rrugore.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA