Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar  tre vite e katër muaj burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushen.

SPAK gjithashtu ka kërkuar që për pesë vite të mos lejohet të ushtrojë detyrën.

Për Flamur Peqinin u kërkua 3.4 vite burg, Ibrahim Lamin 1.6 vite, Gazmend Çelën 1.8 vite, Gentian Nushin 2.8 vite, Leonard Sefën 1.8 vite, Blerta Turkun 1.8 vite, Xhemal Haskon 1.8, Andri Musho 1.4 vite, Margarita Gjermeni 1.8 vite, Bektash Nexha 1.4 vite, Ani Simoni 1.4 vite.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit kërkoi gjykim të shkurtuar ndaj ish kryebashkiakut të Lushnjës dhe 18 të të pandehurve të tjerë që u hetuan nga SPAK.

Kujtojmë se Tushe kërkoi gjykim të shkurtuar më 24 shkurt gjatë seancës paraprake.

Për dy të tjerë , Ujar Murati dhe Natasha Myrtaj, u veçua gjykimi dhe ata do t’i nënshtrohen gjykimit  të zakonshëm. Ndaj të  dyshuarve SPAK ka  ngritur akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera”.

Sipas SPAK ish-kryebashkiaku dhe vartësit e tij dyshohet se abuzuan me një tender me vlerë 24 milion leket për rehabilitimin e një kanali vaditës në Bishqem të Lushnjes.

SPAK pretendon se ish kryebashkiaku i Lushnjës, ka kryer shkelje për dhënien e tenderit në favor të miqve të tij.

Në dosjen hetimore thuhet se ndonëse fituese u shpall “Euro Alb”, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqej shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i ish kryebashkiakut.

Një tjetër episod  kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”.

Më 6 Korrik Fatos Tushe ra në prangat e SPAK për shpërdorim të detyrës me akuzën e abuzimit me fondet publike.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA