Dy ish-zyrtarët më të lartë të Bashkisë së Lushnjës duhet të shpallen fajtorë nga gjykata e posaçme dhe ata jo vetëm duhet të mbahen në burg, por edhe tu hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite.

Kjo është kërkesa e SPAK gjatë shpalljes së pretencës që  i sugjeroi gjykatës së posaçme dënimin me 3.4 vjet burg të Fatos Tushes , ish-kryebashkiak i Lushnjës që u hetua dhe përfundoi në paraburgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Për nënkryetarin e të njëjtës Bashki Gentian Nushin SPAK, kërkoi dënimin e tij me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie.

Të Gjykuar së bashku me 18 të pandehur të tjerë, punonjës, jurist, drejtorë te ndërmarrjes së pasurive publike në këtë qytet, të edhe ish-kryetari dhe nënkryetari do të përfitojnë si edhe vartësit zbritjen e një të tretës së dënimit mbasi ndaj tyre u pranua gjykimi i shkurtuar.

Hetimet e SPAK zbuluan abuzime me tenderin prej 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës në Bishqem të Lushnjës dhe mbas hetimeve dyshohet se ish-kryebashkiaku i Lushnjës, ka kryer shkelje për dhënien e tenderit në favor të miqve të tij.

Për Flamur Peqinin prokuroria e posaçme kërkoi 3.4 vite burg, Ibrahim Lamin 1.6 vite, Gazmend Çelën 1.8 vite, Gentian Nushin 2.8 vite, Leonard Sefën 1.8 vite, Blerta Turkun 1.8 vite, Xhemal Haskon 1.8, Andri Musho 1.4 vite, Margarita Gjermeni 1.8 vite, Bektash Nexha 1.4 vite, Ani Simoni 1.4 vite që në aplikim të gjykimit të shkurtuar sipas SPAK dënimi duhet të zbresë në shërbim prove për tre vite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA