Trazirat që nisën ditën e mërkurë në Conakry të Guineas kanë shkaktuar një të vdekur. Si pasojë e përplasjes me me forcat e sigurisë ata kanë hapur zjarr, duke lënë të vdekur një nga protestuesit.
Sipas CNN, të shtënat shpërthyen gjatë natës, ndërsa qytetarët kishin djegur gomat në shenjë proteste, për rritjen e çmimeve.
“Të rinjtë e zemëruar dolën për të protestuar dhe përleshur me forcat e sigurisë. Dëgjuam disa të shtëna. Pati edhe gaz lotsjellës”, tha Souleymane Bah, një banore e qytetit.
Gjithçka u vërtetua kur një familjar i viktimës konfirmoi, se ai ishte vrarë në protestë.
Në lidhje me këtë sulm Ministri i Sigurimit, Bachir Diallo premtoi një hetim, njëkohësisht dënoi veprimet që çuan në humbjen e jetës.
Këto janë konsideruar trazirat më serioze që kur koloneli Mamady Doumbouya, mori në dorë drejtimin e shtetit në gusht të vitit të kaluar.
Top Channel