27/12 10:30
Partia Demokratike është e ndarë për Presidentin.
Pak orë para publikimit të emrit të Presidentit të ri nga Partia Socialiste, Sali Berisha njofton se nuk do ta bojkotojë procesin pasi statuti i ri i ndalon kësaj force politike bojkotin.
Ndërsa Enkelejd Alibeaj pasi dështoi të paraqesë një kandidat për president në tre raundet e parë, njofton se ai dhe grupi i deputetëve demokrat që ai përfaqëson nuk do të marrin pjesë në seancën presidenciale të së shtunës
Alibeaj tha se emri nuk është i rëndësishëm sepse procesi i përbashkët i grupeve parlamentare dështoi.
Top Channel