Zyrtarët e OKB-së kanë paralajmëruar se lufta e zgjatur në Ukrainë po kërcënon për krizë urie në mbarë botën.
Koordinatori i OKB-së për krizën Amin Awad tha se të paktën 15.7 milionë njerëz në Ukrainë tani kanë nevojë urgjente për ndihmë dhe mbrojtje, teksa numri rritet çdo ditë.
“100 ditë luftë, 100 ditë vuajtje, rrënime, shkatërrime në shkallë masive… Jetët e miliona njerëzve janë shkatërruar”, tha Awad në një konferencë për mediat.
Gati 14 milionë njerëz, një e treta e popullsisë u detyruan të largoheshin nga lufta, ndërsa të tjerët janë në luftë për mbijetesë tha koordinatori.
Ndihmat humanitare kanë ndihmuar më shumë se 1.5 milionë njerëz deri më tani dhe shifra mund të arrijë 8.7 milionë deri në gusht, dhe 25 milionë deri në fund të vitit, tha ai.
Top Channel