Këshilli Kombëtar i PD u mblodh këtë të premte pasdite, ku ka nisur votimi për zgjedhjen e strukturave të reja të partisë.
Në mbledhje janë të pranishëm 207 anëtarë. Sot pritet të zgjidhet sekretari i Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe Sekretariatet e PD.
Belind Këllici, Agron Shehaj, Luciano Boci dhe Oerd Bylykbashi, janë 4 kandidaturat e votuara nga kryesie e PD, e mbledhur sot nën drejtimin e Berishës, për nënkryetarë partie.
Dy emrat që do të marrin më shumë vota, në procesin që do të nisë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, rreth orës 18:00 do të jenë dy nënkryetarët e rinj të partisë.
Ndërkohë Top Channel mëson se në garë për postin e sekretarit të përgjithshëm, janë Flamur Noka dhe Arben Ristani.
Ndërkohë në garë për postin e sekretarit organizativ do të jenë Ervin Minarolli dhe Aurel Bylykbashi, ndërsa Ivi Kaso dhe Çlirim Gjata do të garojnë për postin e sekretarit zgjedhor.
Sekretar për koordinimin me Organizatat Partnere: Ilirjana Kucana dhe Megi Balliu
Sekretar për transparencën në luftën kundër korrupsionit: Ledina Mandia dhe Andia Pustina
Sekretar për të drejtat e njeriut: Elda Hoti dhe Bislim Ahmetaj
Sekretar për integrimin: Edmond Spaho dhe Lediana Fratari
Sekretar për marrëdhëniet me publikun: Jola Hysaj dhe Sara Bodo
Sekretar për të përndjekurit: Indrit Hoxha dhe Bedri Blloshmi
Sekretar për diasporën dhe organizimin e partisë jashtë Shqipërisë: Tritan Shehu dhe Lorenc Luka
Sekretar për pushtetin vendor: Ylli Asllani dhe Dasho Aliko
Sekretar për çështjet elektorale: Ivi Kaso dhe Clirim Gjata
Gjykatëse e partisë: Endira Bushati dhe Adriana Kalaja
Top Channel