Një figurë të respektuar e ka konsideruar ish kryeministri Berisha, Majlinda Bregun, emri I së cilës është përfolur si kandidate e mundshme për presidente të Republikës

Përflitet emri i Majlinda Bregut si presidente, ka qenë ministre e PD, do e votonit?

Sali Berisha: Mundësisht mos më pyet për farsën elektorale presidenciale. Ajo është figurë e respektuar e PD, padiskutim, tani është në fushën e politikës e diplomacisë.

Lidhur me zgjedhjet në strukturat drejtuese Berisha sqaroi se të kandiduarit që janë edhe anëtarë kryesie, largohen nga kryesia nëse do të rezultojnë fitues për postin që garojnë.

“Siç e shihni ka pasur synim prurjet e reja dhe janë jo një por disa. Ne përpiqemi të mos dublikojmë funksionet. Të gjithë ata që mund të jenë këtu anëtar kryesie largohen nga Kryesia, nuk mbajnë postin edhe anëtar edhe Kryesi. Ka patur edhe një synim, prurje të reja. Ne përpiqemi të mos dublikojmë funksionet. Ata që janë anëtarë kryesie, nuk mbajnë edhe postin e sekretarit. Ju do e shihni është një shpërndarje shumë e mirë.” u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA