Koha e besnikëve në PD/ Flamur Noka zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm, Boçi dhe Bylykbashi zgjidhen nënkryetarët e rinj të partisë

03/06/2022 23:50

Partia Demokratike zhvilloi sonte zgjedhjet për plotësimin e strukturave të saj, teksa kanë dalë rezultatet e përfundimtare.

Anëtarët e Kryesisë kanë votuar në favor të Flamur Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, duke lënë pas Arben Ristanin.
Flamur Noka do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Demokratike me 154 vota.

Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi do të jenë dy nënkryetarët e rinj të Partisë Demokratike. Boçi mori 123 vota ndërsa Oerd Bylykbashi mori 107 vota.

Votat për secilën strukturë:

Për Sekretar të Përgjithshëm:

Flamur Noka 154 vota

Arben Ristani 53 vota

Nën kryetar të PD-së:

Agron Shehaj 72 vota

Oerd Bylykbashi 104 vota

Belind Këlliçi  88 vota

Luçiano Boçi  123 vota

Për Sekretar për Organizatat Partnere

Znj. Iliriana Kuçana  89 vota

Megi Balliu 99 vota

Sekretar për Transparencën, luftën kundër Korrupsionit dhe Rikthimin e Pronave

Lediana Mandia 99 vota

Andia Pustina  81 vota

Sekretar për të Drejtat e Njeriut

Elda Hoti 70 vota

Bislim Ahmeti 125 vota

Sekretar për Organizimin

Ervin Minarolli 14 vota

Aurel Bylykbashi 57 vota

Sekretar për Integrimin Europian

Edmond Spaho  124 vota

Lediana Fratari 73 vota

Sekretar për Marrëdhënie Publike

Jola Hysaj 109 vota

Sara Bodo 80 vota

Sekretar për të Përndjekurit Politikë

Lorenc Luka 109 vota

Bedri Blloshmi 74  vota

Sekretar për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit

Tritan Shehu  94 vota

Indrit Hoxha 102 vota

Sekretar për Ligje dhe Çështje Elektorale

Ivi Kaso 141 vota

Çlirim Gjata 58 vota

Sekretar për Pushtetin Vendor

Dasho Aliko  81 vota

Ylli Asllani 112 vota

Gjykatësi i Partisë

Endira Bushati 64 vota

Adriana Kalaja 125 vota

Top Channel