Këshilli Kombëtar i PD shpall “Kryetar Nderi” Bujar Nishanin, e nderojnë me një minutë heshtje

03/06/2022 17:30

 Ish-presidenti Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë një javë më parë është shpallur “Kryetar Nderi” i Keshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në shenjë respekti për kontributin e ish-presidentit në Partinë Demokratike, Këshilli Kombëtar e ka nderuar me një minutë heshtje.

Dje përcollëm me dhimbje bashkërisht dhe i dhamë lamtumiren e fundit presidentit Bujar Nishani. Sot ju ftoj që në kujtim të tij, në respekt të zotit Nishani që ka qenë dhe kryetari i parë i Këshillit Kombëtar të PD, të mbajmë një minutë heshtje. Ish-Presidenti Bujar Nishani shpallet Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike”, tha Edi Paloka.

Top Channel