Lufta në Ukrainë ka prodhuar një nga periudhat më të vështira për zinxhirin e furnizimit botëror me ushqime, në këto dekadat e fundit. Vështirësi e cila nuk ka kursyer as Shqipërinë, duke shkaktuar rritje të çmimeve të shportës deri te karburantet.
Ky realitet është i prekshëm për shumë familje shqiptare, të cilat kërkojnë solidaritetin e të gjithë lojtarëve në shoqëri për të ndarë së bashku barrën e krijuar.
IuteCredit ka vendosur të japë kontribut në ndihmë të stafit të vet për të përballuar situatën. Efektive nga muaji Maj, çdo punonjës i iuteCredit ne Shqipëri do të përfitojë një rritje të pagës bazë në vlerën 10,000 lekë neto.
Sipas drejtuesve të kompanisë, kjo rritje bëhet për të kompensuar efektin aktual të rritjes së çmimeve, që ka prekur jo vetëm shportën por edhe produkte e shërbime te tjera te ndikuara nga rritja e çmimit të naftës, energjisë si pasoje e konfliktit në Ukrainë.
Stafi i IuteCredit përbehet nga nje larmi profesionistësh të rinj, djem dhe vajza, familjarë dhe prindër të rinj dhe ky vendim pritet të lehtësojë shpenzimet e tyre të shportës.
Top Channel