Lobimi nuk më pëlqen, por nuk e ndaloj dot, ishte kjo përgjigjja e ish kryeministri Berisha për kritikët e procesit zgjedhor për anëtarët e kryesisë së PD.
“Asnjë proces nuk është i paracaktuar, ajo çfarë mund të them ëshrë lobimi është një problem në çdo proces zgjedhor. Vetëkuptohet që si kryetar partie është një proces shumë i papëlqyeshëm. Kudo që kam parë votime në PD kam parë dhe lobime, kjo është e vërteta. Nuk ka pasur proces më transparent se sa ai i PD, lobimi nuk më pëlqen, por të them që mund ta ndaloj, nuk e bëj dot”, tha Berisha.
Akuzat për lobim e orietim vote erdhën nga anëtarja e zgjedhur e Kryesisë Edit Harxhi, e cila hodhi hije te forta dyshimi per procesin zgjedhor te organizuar nga PD e Rithemeluar.
Top Channel