Atentat në Shkodër. Vritet duke pirë kafe Naim Bajri, i biri u ekzekutua në vitin 2001

03/06/2022 12:00

Shkodra nuk po gjen qetesi.

Mëngjesin e kësaj të premteje, një 68 vjeçar ka mbetur i ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, në hyrje të tregut të Rusit.

Viktima Naim Bajri, ka qenë i ulur në një lokal duke pire kafen e mëngjesit me punëtorin e tij, Astrit Zeneli, kur rreth orës 07:20 minuta, një automjet tip Benz është afruar nga i cili, autorët kanë qëlluar 10 herë në drejtim të 68 vjeçarit. Për pasojë ai ka ndërruar jete në vend ndërsa i plagosur ka mbetur edhe punëtori i tij, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Fatmirësisht personat e tjerë përreth, tregtarët dhe qytetarët kanë shpëtuar pa u lënduar pasi zona është tejet e populluar dhe sic duket autorët e kanë studiuar dhe përgatitur mirë atentatin. Ata janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa pak minuta me vonë, në lagjen “Guerrile” është gjetur i djegur automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes.

Viktima Naim Bajri, zotëronte një dyqan peshku shumë pranë vendit të ngjarjes. Në vitin 2001, 68 vjeçarit i kanë vrarë të birin Indrit Bajri.

Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa vijon krehjen e zonës. Në ndihmë të FNSH dhe Policisë Shkodër janë edhe forcat RENEA.

Gjatë muajve të fundit janë regjistruar disa ngjarje të renda në Shkodër me vrasje e plagosje, autoret e të cilëve ende nuk janë zbuluar teksa në objektivin e krimit, kanë qenë edhe vete forcat e policisë, ku 4 efektive të uniformave blu, janë sulmuar duke i shkatërruar pronat me lëndë djegëse apo me tritol.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA