Një zjarr i madh ka rënë këtë pasdite në hyrje të Rrogozhinës.

Zjarri ka përfshirë zonën e kodrës me pisha dhe është përhapur me shpejtësi. Në vendngjarje është një zjarrfikëse si dhe punonjës të bashkisë së qytetit, të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Për shkak të bimësisë së thatë, flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa nuk dihen kush ishin zjarrvënësit. Sipas përgjegjësit të policisë zjarrfikëse Rrogozhinë, mendohet se zjarri është aksidental pasi dikush ka dashur të pastrojë barishtet në atë të kanalit në rrugën hyrëse të qytetit, por për shkak të erës, flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke u përhapur në të gjithë kodrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA