Zbulohen pretendimet ekonomike të Salah/ Liverpool me “shpatulla pas murit”

02/06/2022 21:15

Kur i ka mbetur edhe një vit kontratë me fanellën e Liverpool, e ardhmja e Mohamed Salah me të kuqtë është gjithnjë e më shumë në pikëpyetje. Klubi dhe sulmuesi nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët sa i takon rinovimit të kontratës, teksa shkaku kryesor është kërkesa e lartë financiare që egjiptiani pretendon për të vazhduar aventurën në Anfield.

Gjithsesi, deri më tani, drejtuesit e Liverpool nuk shkojnë më shumë një pagë javore prej 250.000 paundësh dhe mbetet për t’u parë nëse do ta krijojnë mundësinë për t’iu afruar shifrës që pretendon Salah.

Ndërkohë, nëse Salah do të rinovonte sipas kërkesave të tij, atëherë do të shndërrohej në futbollistin e gjashtë më të paguar në botë pas Iniestës që fiton 31 milionë dollarë në vit tek Vissel Kobe në Japoni, Cristiano Ronaldos me 36 milionë dollarë në vit te Manchester United, Neymar me 36.5 milionë dollarë te PSG, Lionel Messit me 41 milionë dollarë te PSG dhe Kylian Mbappe me 62 milionë dollarë po te PSG./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA