Vaksina e lisë/ Shqipëria do të ndihmohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
02/06/2022 15:17
Nëse do të ketë qoftë edhe një rast me linë e majmunit në Shqipëri atëherë do t’u injektohet vaksina e variolës kontakteve të afërta të tij përfshirë edhe fëmijët , por kjo kur vaksina të na vijë.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik vaksina do të sigurohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Por edhe pse risku për Shqipërinë thonë ekspertët është i vogël, lija e majmunit mund të dallohet nga simptomat që shfaq në lëkurë pasi ndryshojnë nga lija e dhenve. Por ende nuk mund të konfirmohet në laboratorin ISHP pasi nuk ka kite.
Lija e majmunit ka një vdekshmëri më të lartë se sa Covid 19 por rrezikon më shumë ata të cilët kanë sëmundje imunitare.
Top Channel