Hyn në spital e hap zjarr; katër të vrarë e shumë të plagosur në Oklahoma!

02/06/2022 08:36

Nuk ka të ndalur dhuna e armëve në Shtetet e Bashkuara; vetëm pak ditë nga masakra e fëmijëve në shkollën fillore Robb të Uvaldes në Teksas, të shtënat me armë në një spital të Tulsas në Oklahoma morën katër jetë njerëzish.

Numri i viktimave u konfirmua nga zv/shefi i departamentit tëpolicisë së Tulsas, Eric Dalgleish, i cili pohoi se sulmuesi ka vdekur.

“Efektivët që arritën në vendngjarje dëgjuan të shtëna në ndërtesë, dhe kjo i orientoi drejt katit të dytë të saj. Katë civilë kanë humbur jetën, edhe sulmuesi vetë ka vdekur; për momentin besojmë se nga një plagë e vetëshkaktuar.”- tha zv. shefja e policisë Eric Dalgleish.

Mediat vendase flasin dhe për disa të plagosur, ndërsa e përshkruajnë kompleksin mjekësor si një “skenë katastrofike”. Nuk ka ende informacione mbi motivin e mundshëm të këtij sulmi. Mësohet se agresori ka qenë i armatosur me një pushkë dhe një pistoletë.

Shtetet e Bashkuara së fundmi janë përballur me të shtëna vdekjeprurëse, që kanë shtuar thirrjet nga Shtëpia e Bardhë për kontroll më të ashpër të armëve.

Nga të shtënat masive në në Uvalde u vranë 21 persona ndër të cilët 19 fëmijë, e përpara kësaj në një sulm tjetër në një dyqan ushqimor në Bufallo të Nju Jorkut u qëlluan për vdekje dhjetë afrikano-amerikanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA