Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa thotë se rëndësia që po i jep mazhoranca procesit për zgjedhjen e Presidentit është e qëllimtë për “të hequr vëmendjen nga skandali i inceneratorëve”.

E ftuar në studion e “Top Story”, Zhupa u përfshi në debat të ashpër me nënkryetaren ekuvendit, Ermonela Felaj. Siaps Felajt, opozita pati kohën e duhur për t’u përfshirë në zgjedhjen e Presidentit por nuk e bëri dhe tani po përdor justifikime.

Felaj: A patë kohë në dispozicion për këtë çështje? Çfarë kuptimi ka të thoni donin të tërhiqnin vëmendjen nga kjo çështje, kur patët gjithë kohën në dispozicion, kur për këtë çështje publiku nuk pret fare që ta zgjidhni ju, pret që ta zgjidhë Prokuroria e Posaçme.

Zhupa: Publiku patjetër që ka pritur, sepse po të mos ishte opozita, çështja e inceneratorëve nuk do të trajtohej aspak, nuk do të kishte as arrestime.

Felaj: Betejën për drejtësinë duhet ta bëjnë ata njerëz që zbatojnë ligjin, qëndrojnë të paanshëm dhe të jenë objektivë dhe kjo nuk pretendohej as nga unë, as nga ju.

Zhupa: Publiku arriti të kuptonte çfarë ishte bërë më këtë mazhorancë, me atë aferë që për turpin tuaj, vazhdoni dhe i paguani dhe sot që ne flasim, inceneratorëve që kanë deputetët tuaj

Felaj: Pse kërcen nga njëra degë në tjetrën, nuk ke më çfarë thua

Zhupa: I dhatë rëndësi këtij procesi për të hequr vëmendjen nga gjëra të rëndësishme dhe në fund erdhëm aty ku e nisëm, ta zgjidhni vetë Presidentin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA