Newcastle United, prej dimrit të kaluar me pronarë të rinj, ka programua goditje të mëdha gjatë merkatos së verës.
Marrëveshja, për një shifër afër 30 milionë euro plus pesë bonuse, tashmë është mbyllur, raporton Fabrizio Romano, gazetari italian i specializuar për lëvizjet e futbollistëve. Drejtuesit e Newcastle i kanë ofruar lojtarit kontratë pesëvjeçare (e ka dhënë miratimin e tij). Tani mbetet vetëm që Reims dhe Newcastle të mbyllin detajet përfundimtare.
Edhe pse Borussia e Dortmundit ishte një nga skuadrat e mëdha më të interesuara për 19-vjeçarin, në fund Newcastle është shfaqur me konkret me ofertën e bërë si futbollistit ashti edhe klubit francez. Sulmuesi i ri ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 27 ndeshje në total gjatë sezonit që sapo u mbyll./ Super Sport
Top Channel