Në Gjirokastër ka nisur një cikël 10 ditor festimesh në kuadër të  javës së gjuhës dhe kulturës italiane një traditë që ka nisur që prej vitit 2001. 

Festimet u çelën me ekspozitën në pikturë të Gazmend Koçollarit “Nën heshtjen e dritës” dhe u pasuan në mbrëmje nga muzika e bandës së xhazit Motel Kaiju drejtuar nga Niccolo Faraci.

Një dokumentar kushtuar gjurmëve evidente të arkitekturës italiane u shfaq për të pranishmit në kalanë e qytetit.

E pranishme në çeljen e aktiviteteve  ishte edhe konsullja e përgjithshme e Italisë në Vlorë znj. Iva Palmieri

“ Jemi në Gjirokastër për një tjetër vit festimesh të përbashkëta në javën e kulturës italiane. Ky është një qytet shumë i ngrohtë që na ka mirëpritur vazhdimisht. E çmojmë shumë shkëmbimin kulturor shumëvjeçar dhe atë që popujt tanë ndajnë me njëri- tjetrin. Shkëmbimet  janë tashmë efektive në kulturë,  në edukim, shkencë, biznes dhe në art.”- tha Iva Palmieri

Gjatë ditëve në vazhdim do  të ketë  edhe shfaqje filmash italianë  me  metrazh  te  shkurtër, ngjarje muzikore si dhe shfaqje të grupeve të fëmijëve.

Aktivitetet do të përmbyllen më datë 10 qershor me inagurimin e teatrit të ri të qytetit i cili do të sjellë në skenë një dramë të përbashkët të trupës së Gjirokastrës dhe Pulias.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA