Fotot/ Prokurori i Krujës kalon vettingun, nuk mban emocionet në sallën e KPK, puth partneren
02/06/2022 16:29
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku.
Kryesuesja e trupës së KPK-së, Xhensila Pine sqaroi se vendimi i konfirmimit të Bonjakut është marrë me shumicë votash.
Pas dhënies së vendimit, duket se prokurori i Krujës nuk i mbajti dot emcionet dhe “festoi” duke puthur dhe përqafuar partneren e tij, duke injoruar prezencën e kamerave.
Florian Bonjaku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Ai ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Lushnjes dhe prej vitit 2008 e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Krujë.
Top Channel