Dhjetëra qytetarë i janë nënshtruar kontrollit të befasishëm këtë mbrëmje në Elbasan, gjatë aksionit policor për kapjen e personave të përfshirë në vepra kriminale.
Policia e Elbasanit, Forcat e Posaçme Shqiponja, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme, Policia Rrugore, kontrolle të befasishme në qytet për kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me xhama të zinj të pacertifikuar, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur, thuhet në njoftimin e policisë.
Muajt e fundit ka pasur disa operacione të tilla në Elbasanin, qytetit që është bërë kryefjala e kronikës së zezë, për shkak të atentateve dhe sherreve mes bandave kriminale.
Top Channel