Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, në analizën e saj për punën e presidentit Ilir Meta, thotë se kreu i shtetit, që lë detyrën në 24 korrik, i ka shërbyer interesave kombëtare dhe jo interesave të mazhorancës.
E ftuar në “Top Story”, akuzave në studio se Ilir Meta ka dëmtuar vendin gjatë punës si kreu i shtetit, Xhixho i përgjigjet me argumentin:
“Kur bëhet analiza, thuhet çfarë dëmi i ka sjellë vendit, çfarë shkeljesh. Institucioni analizohet në bazë të vendimeve që merr. Kanë qenë vendime që kanë tradhtuar interesat kombëtare, kanë qenë vendime që kanë siguruar sigurinë publike.
Debati është nëse Presidenti i ardhshëm i Republikës do të jetë një person që do të miratojë çdo gjë të mazhorancës apo do të jetë aty që të veprojë në interes publik”.
Ndërsa juristi Plarent Ndreca thotë se kompetencat e Presidentit janë keqkuptuar. Presidenti duhet të zhvishet nga çdo funksion politik apo qëndrim personal, shpjegon juristi.
“Presidenti i Republikës prandaj parashikohet që nuk duhet të mbajë asnjë funksion partiak. Jo pa qëllim. Largohet nga çdo funksion partiak, se aty ku është nuk përfaqëson më personin e vet, nuk përfaqëson më bindjen e tij politike apo personale, nuk përfaqëson atë që ka dëshirë. Ai përfaqëson unitetin kombëtar dhe ka vetëm një kompetencë në lidhje me vendimmarrjen e mazhorancës: kthimin e ligjeve ne parlament kur gjykon që nuk janë në përputhje me kushtetutën, por nuk është mbrojtës i kushtetutës, është një keqkuptim i madh ky. Mbrojtësi i kushtetutës është Gjykata Kushtetuese”.
Top Channel