Njëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur dhe 20 janë të humbur pasi urragani ‘Agatha’ goditi dje shtetin meksikan të Oaxaca njoftoi guvernatori.
Stuhia preku tokën si urragan i kategorisë dy, që është më i fuqishmi që godet brigjet meksikane te Paqësorit në periudhën e muajit maj, thanë autoritetet.
Shirat e rëndë që solli Agatha shkaktuan rrëshkitje dheu dhe përmbytje në disa zona.
Shumica e viktimave ishin marrë me vete nga ujërat e përmbytjeve ose varrosur nga rrëshkitjet e dheut,
Urragani erdhi në brigjet meksikane pranë qytetit Puerto Ángel me erëra deri në 169km/h dhe më pas nisi të humbiste fuqi teksa zhvendosej në brendësi të tokës.
Por shirat e ashpër shkaktuan përmbytje të lumenjve dhe rrëshkitje dheu. Guvernatori i Alejandro Murat tha se të paktën pesë viktima ishin marrë nga ujërat e lumenjve.
DAÑOS EN OZOLOTEPEC:
años afectados por el Huracán #Agatha. Estas fotografías son de Santa Catarina Xanaguia y San Marcial Ozolotepec.
Las comunidades quedaron incomunicadas, se cerraron los caminos por los derrumbes, no cuentan con energía eléctrica, se afectaron las viviendas. pic.twitter.com/5aMReQvfLg— El Sureste Oaxaca (@ElSuresteOaxaca) May 31, 2022
Fshatrat malore ishin të goditura më rëndë, teksa zona e lartë e Santa Catarina de Xanaguía, kishte pësuar shkatërrime të mëdha, sipas autoriteteve.
“Është ndërprerë energjia elektrike, rrugët janë dëmtuar dhe disa shtëpi janë shkatërruar”, tha guvernatori vendor Ramos.
Qyteza e Santiago Xanica bënte apel për ndihmë teksa qytetarët kishin nevojë për ujë të pijshëm, rroba e ushqime.
Zyrtarët thanë se një urë kryesore ishte shkatërruar dhe Santiago Xanica mund të arrihet tashmë vetëm nga ajri. Ata shtonin se gjashtë rezidentë ishin vrarë dhe 10 janë të humbur./ BBC/
Top Channel