Momentet kur çifti francez në kanoe përplasen në shkëmbinj nga valët gjigande, për t’u shpëtuar nga roja bregdetare e ishullit (fotot)

01/06/2022 15:24

Një çift francez u shpëtuan mrekullisht nga roja bregdetare pasi u përplasën nga valët në shkëmbinjtë e thepisur të ishullit Jersey në ngushticën mes Anglisë e Francës.

Gruaja pas përplasjes në shkëmbinjtë ra nga barka në ujë. Bashkë me burrin që u hodh për ta shpëtuar ata u dërguan nga valët brenda shpellave 3 metra të larta të Plemont në ishullin Jersey.

Dyshja u shpëtuan më pas nga grupet e rojës bregdetare të Jersey dhe ato te ishullit britanik.

Një zëdhënës i rojës bregdetare tha: “Zonja ra në det prej valëve dhe theu krahun. Bashkëshorti i saj u hodh për ta shpëtuar dhe të dy u dërguan në shpella prej valëve të mëdha.

“Barkat e shpëtimit u detyruan të manovronin mes rrymave të forta në zonën shkëmbore dhe më pas drejt hyrjes së ngushtë të shpellës.

Zëdhënsi shtoi për operacionin: “Pasi u vunë në pozicion në shpellë, një anëtar i grupit me jelekë shpëtimi notoi drejt çiftit dhe i solli ata në barkë për t’i shpëtuar”.

Ata shtonin se dyshja vuante nga tronditja dhe ekspozimi ndaj ujit, dhe u trajtuan për plagët që kishin marrë.

Vendasit lavdëronin grupet e shpëtimit për ndërhyrjen e guximshme dhe shpëtimin e rrallë të turistëve.

FOTO GALERI
1/5
Një çift francez u shpëtuan mrekullisht nga roja bregdetare pasi u përplasën nga valët në shkëmbinjtë e thepisur të ishullit Jersey

Top Channel