Një automjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite në zonën e Spitallës në Durrës.

Incidenti ndodhi në rrugën ”Miqësia” në lagjen 15, në periferi të qytetit. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë shuar zjarrit që nga veprimet e para rezulton të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës i Durrësit.

Automjeti u dogj plotësisht, por për fat të mirë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti që u përfshi në flakë, teksa ka qenë në lëvizje.

Top Channel