Kthjellime dhe vranësira të lehta, parashikimi i motit
01/06/2022 08:15
Vendi ynë do të përfshihet nga kthjellime dhe vranësira të lehta këtë të mërkurë.
Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor megjithatë nuk priten reshje, sipas Metoalb.
Parashikohet që pasditja të përmirësojë dukshëm kushtet e motit duke bërë që i gjithë territori Shqipar të dominohet nga moti i kthjellët. Temperaturat e ajrit do te vijojnë te ulen ne mengjes dhe ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.
Era do te fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi Veriperendimor duke krijuar ne det dallgëzim deri në 2 ballë.
Top Channel