Giacomo Vrioni dhe Frederic Veseli janë dy lojtarët e radhës të Kombëtares që kanë dalë ditën e sotme në konferencë për media, ku kanë folur për sfidat e Shqipërisë në “Nations League” dhe miqësoren ndaj Estonisë.

Vrioni është bashkuar ditën e djeshme me ekipin Kombëtar, teksa do të nisë menjëherë përgatitjet me grupin kuqezi. Me objektiva të qartë për vendin e parë, sulmuesi shqiptar vlerëson maksimalisht sfidat.

“E dimë që janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, por e dimë edhe nivelin tonë. Si në Islandë, ashtu edhe në Shqipëri, do të luajmë për të marrë 3 pikë, për të arritur vendin e pare”, tha futbollisti i kombëtares, Giacomo Vrioni .

Edhe mbrojtësi kuqezi i Kombëtares, Frederic Veseli shprehet se skuadra ka punuar intensivisht që prej ditës së parë për të përgatitur këto sfida, jo vetëm nga ana fizike, por edhe nga ajo mentale.

I pyetur nëse Shqipëria është favorite e grupit, Veseli përgjigjet po, ndërsa konfirmon edhe vullnetin që ka skuadra për të dhënë 200% për t’u renditur të parët në grup.

“Është e vështirë sepse kemi mbrojtës ekspertë dhe shumë të fortë. Secili nga ne luan në kampionate të nivelit maksimal, por kur vjen në Kombëtare është momenti që vlen dhe vendos trajneri kush luan. Jemi të gjithë të aftë që të luajmë që nga minuti i parë, ose nëse ka nevojë, të hyjmë në lojë kurdo”, tha futbollist i kombëtares, Frederik Veseli .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA