Demokracitë moderne kanë në thelb të ekzistencës të drejtat e njeriut. Në këtë frymë, bota perëndimore njeh dhe mbron fort me ligj të drejtën e çdo njeriu që njihet si krijues i një vepre letrare, artistike, televizive etj. Kjo, njihet si e drejta e autorit.

Kushdo që cënon të drejtat e krijuesit duke shpërndarë materialet në mënyrë të paatorizuar dënohet deri në 3 vite burg sipas Kodit Penal Shqiptar.

Por, ashpërsimi i sanksioneve ligjore nuk ka arritur të frenojë një aktivitet masiv vjedhjeje të transmetimeve televizive nga subjekte pirate.

Vjedhja e transmetimeve televiziv nepermjet kabllorëve si fenomen, ka lindur me çeljen e tregut “pay tv”. Pra, të paguash nëse do të kesh akses në kanale apo evente të ndryshme televizive.

Vitet e fundit transmetimet televizive kanë njohur një transformim rrënjësor. Nga televizionet lokale analoge të dikurshme, me cilësi mjaft të dobët, subjekte të cakuara, bënë një buqetë kanalesh dhe nëpërmjet sistemit kabllor e transmetonin atë drejt abonentëve kundrejt pagesës.

Kështu lindi fenomeni i operatorëve kabllorë e bashkë me të, edhe fenomeni i piraterisë, ose thënë më thjesht, vjedhjes së sinjalit dhe prodhimeve nga kompanitë legale.

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka licensuar mbi 80 operatorë kabllorë në të gjithë vendin. Por, vetëm një përqindje e vogël e ushtrojnë aktivitetin konform rregullave. Nga inspektimet e kryera, të paktën 65 operatorë janë gjetur në mënyrë permanente me shkelje të rënda.

Operatorët kabllorë që janë të licencuar nga AMA duhet të kenë një kontratë me platformat e ndryshme sic është digitalb, Tring apo Radiotelevizioni Shqiptar. Por, në pjesën më të madhe preferojnë ti kapërcejnë kufinjtë e kontratave dhe piratojnë duke transmetuar kanale dhe evente për të cilat nuk janë të autorizuar ti transmetojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA