“EDMA”, një tv kabllor që ushtron aktivitetin në zonën e Vaqarrit e ka pirateruar këtë ndeshje të rëndësishme për të cilat digitalb ka paguar miliona euro për të marrë të drejtën e transmetimit.
“EDMA”, një tv kabllor që ushtron aktivitetin në zonën e Vaqarrit e ka pirateruar këtë ndeshje të rëndësishme për të cilat digitalb ka paguar miliona euro për të marrë të drejtën e transmetimit.
Po ashtu edhe “one click” në Sarandë e trasmetoi në mënyrë të jashtëligshme dhe pa pasur asnjë kontratë. Të njëjtën gjë bëri edhe Sky Gjirokastër, si dhe tv cabllor Ir-Gen, po në Gjirokastër. Pra, shohim që mes abuzuesve kemi përsëritës të shkeljes.
Kabllorët ndahen në dy grupe. Të parët janë ata që kanë licencë në AMA dhe kanë të drejtë të përsërisin një kontent të caktuar televiziv. Grupi i dytë dhe më problamtika janë ata që nuk kanë fare licensë.
Subjektet pa licensë operojnë kryesisht në fshatra ku është më i vështirë terreni që shteti ti gjurmojë. Si pasojë ata nuk kryejnë vetëm pirateri televizivve por edhe evasion fiskal.
Edhe Tv cabllor “Apoll NET” me administrator Redon Laze, transmeton kontent të vjedhur. Lista e atyre që piratojnë eventet sportive por edhe kanalet e paketës së digitalb është shumë e gjatë. Aty përfshihen TV kabllor “Ani” me administrator Manushaqe dervishi në Corovodë, “TVM devolli” me administrator Hysnije resuli, Sky Gjirokastër me administrator Taulant qendro.
Problemi kryesor me operatorët që janë të licensuar nga AMA, ka të bëjë me operimin në informalitet. Që do të thotë se nuk presin kupon tatimor dhe nuk i deklarojnë abonentët.
Pikërisht kjo situatë kaotike në të cilën ata operojnë do të ishte një pikënisje për të kërkuar një ndryshim në ligj. Shteti do të duhet t’u kërkojë këtyre kompnaive dixhitalizimin, që do të sillte edhe deklarimin e saktë të abonentëve. Kështu, do të shmangej dëmi ndaj arkës së shtetit.
Qytetarët nuk kanë një kntratë të rregullt me këat subjekte, por vetëm një librezë të thjeshtë ku abonetit shënohet vetëm shuma që paguan çdo muaj. Kështu, klienti është i ekspozuar ndaj cënimit të të dhënave personale por edhe nga përmbajtja e kontentit që mund të jetë rrezik për të miturit.
Top Channel