Bie nga kati i tretë i hotelit turisti 21-vjeçar në Dhërmi, dyshohet se ishte i dehur
01/06/2022 20:16
Një turist nga Anglia ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi pasditen e kësaj të mërkure.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, në Dhërmi, ku turisti Z. C., rreth 21 vjeç, i dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Aktualisht, Z. C., ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel