Edith Harxhi, edhe pse e përzgjedhur si anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike me 85 vota, hodhi akuza se në proces pati lobim dhe orientim të votës.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, Harxhi tha se disa prej tyre rezultuan fitues me shumë vota. Sipas saj, pati ndikim në votën e lirë, megjithëse nuk dha emra specifik.

Grupi parlamentar akoma nuk ka dakortësi. Janë tre palë. Në terren unë e shoh më të arritur. Mendoj që ka qenë proces jo i lehtë, por i bazuar në votë. Për herë të parë ne kemi kthyer institucionin e votës.  Sa i përket kryesisë, numërimi ka qenë i hapur, por ka pasur lobime dhe orientim të votës, që disa prej tyre rezultuan fitues me shumë vota. Jam e lumtur që jam fituese, por ishte votë e pastër se unë nuk kam bërë lobim. Lobimi në atë formë sicc doli rezultati në fund fare, mund të ketë influencuar votën e lirë. Nuk e kam për emra specifik“, tha Harxhi.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi  20 anëtarët e Kryesisë së re të kësaj force politike më 28 maj, ku me më shumë vota u spikatën, Belind Këlliçi, Fatbardha Kadiu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, etj.

Top Channel