Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se Qeveria e re e Serbisë do të formohet deri në fund të korrikut dhe se do t’i fillojë konsultimet me partitë politike pas formimit të përbërjes së re të Kuvendit.

“Ne duhet të merremi me sanksione dhe çudi të reja, në të cilat mund të dëmtohemi përsëri, kështu që ne do t’u kërkojmë partnerëve tanë evropianë të na ndihmojnë”, tha Vuçiq, më 31 maj, pasi bëri betimin për një mandat të ri pesëvjeçar si president.

Vuçiç tha se nga Qeveria e re pret rrugën evropiane dhe se kësaj rruge do t’i përkushtohet si president.

“E ndërlidhur me krizën në Ukrainë, çështja e Kosovës do të jetë edhe më e rëndë për ne që të zgjidhet”, tha Vuçiç.

Vuçiç bëri betimin për mandatin e dytë pesëvjeçar në një seancë solemne të Kuvendit të Serbisë, para deputetëve, anëtarëve të qeverisë, gjyqësorit, ushtrisë, policisë, bashkësive fetare dhe 75 përfaqësuesve të trupit diplomatik.

Në seancë mori pjesë edhe kryetarja e entitetit të Bosnjë e Hercegovinës, Republikës Sërpska, Zheljka Cvijanoviç, dhe anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Para se të bënte betimin, iu drejtua mbështetësve:

“Do të ruaj paqen, stabilitetin, vendin tonë dhe Kosovën”, u tha Vuçiq mbështetësve të tij para Kuvendit të Serbisë, para se të bënte betimin.

“Në kushtet e krizës së madhe botërore do të përpiqemi që të mos e lëndojmë askënd duke e mbrojtur vendin tonë”, u tha Vuçiq qytetarëve të mbledhur.

Në kushtet e krizës së madhe botërore do të përpiqemi të mos lëndojmë askënd duke mbrojtur vendin tonë”, u tha Vuçiç qytetarëve të mbledhur.

Qindra mbështetës të tij u mblodhën para ndërtesës së parlamentit dhe Vuçiq “në mënyrë të veçantë falënderoi ata që erdhën nga Kosova”. Qytetarët e mbledhur ndoqën betimin përmes video-pamjeve, ndërsa rreth ndërtesës së Kuvendit ka masa të forta sigurie.

Qytetarët e mbledhur jashtë ndërtesës së Parlamentit në Beograd duke ndjekur në një ekran ceremoninë e betimit të Aleksandar Vuçiqit në mandatin e dytë presidencial.

Ky është mandati i dytë presidencial i Vuçiçit, aq sa më së shumti lejohet sipas ligjeve në Serbi. Më 3 prill, në Serbi u mbajtën zgjedhje të rregullta presidenciale dhe të parakohshme parlamentare, si dhe zgjedhje për disa qytete. Vuçiç fitoi zgjedhjet presidenciale në raundin e parë dhe rezultatet e atyre zgjedhjeve janë përfundimtare./rel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA