“Urime presidentit tonë…”/ Lulzim Basha uron Manfred Weber: PPE ka nevojë për udhëheqjen tuaj

31/05/2022 23:06

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar presidentin Manfred Weber për fitoren në Partinë Popullore Europiane.

Në një reagim në Twitter, Basha shkruan se PPE ka nevojë për udhëheqjen e Weber me përvojë në pikën ku ndodhet Europa sot.

Urime Presidentit tonë të ri Manfred Weber! Partia Popullore Evropiane ka nevojë për udhëheqjen tuaj me përvojë dhe parimore në këtë pikë përcaktuese për Evropën dhe botën”, shkruan Basha.

Reagimi i Bashës vjen edhe pse Partia Demokratike humbi të drejtën e saj të votës për të zgjedhur drejtuesit e rinj të Partise Popullore Europiane. PD edhe pse gëzon statusin e anëtarit nuk përfaqësohet me asnjë delegat duke shënuar precedentin e parë që nga dita e anëtarësimit të saj në këtë grupim europian. Megjithatë, pavarësisht mungesës së ftesës zyrtare nga Partia Popullore Europiane, në Roterdam udhetuan 3 deputet demokrat: Jorida Tabaku si pjesë e delegacionit të Asamblesë Parlamentare te Këshillit të Europës, Albana Vokshi si pjesë e delegacionit të grupimit te gruas europiane dhe Belind Këlliçi nga forumi i të rinjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA