Turqia paralajmëron Francën e Gjermaninë për marshimet e militantëve PKK (fotot)

31/05/2022 16:26

Ministria e jashtme e Turqisë ka thirrur sot ambasadorët e Gjermanisë e Francës për të protestuar ndaj aktivitetit të papenguar në vendin e tyre të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), duke thënë se nuk do të tolerojë ndaj grupeve terroriste anti-turke.

Në një intervistë me agjencinë shtetërore, ministri i jashtëm Mevlut Cavusoglu tha se Turqia është e shqetësuar për rritjen e aktivitetit të PKK dhe grupeve të tjera terroriste në Francë e Gjermani, pas demonstrimeve të mbajtura në dy vendet nga grupi që Turqia konsideron terrorist pasi disa akteve të rënda brenda Turqisë.

“Po flasim për mitingje ku simbole e flamurë terroristë janë demonstruar. Ambasadorëve të Francës e Gjermanisë iu dorëzuan letrat për këto organizata. Ne u dhamë atyre një paralajmërim të qartë,” tha Cavusoglu.

Megjithse ministri nuk specifikoi se cilat demonstrime kishin nxitur reagimin e Ankarasë, ai dukej se i referohej Marshimeve të Gjata që po mbahen aktualisht nga grupet e të rinjve kurdë në Gjermani, Francë, Greqi, Angli, Suedi e Zvicër.

Marshimet e të dielës pritet të zgjasin disa ditë dhe po mbahen në protestë ndaj operacionit ushtarak të Turqisë në veri të Irakut dhe kryesisht ndaj militantëve në Kurdistan, rajoni i përhapur mes Turqisë, Sirisë, Irakut e Iranit.

Ato shprehin mbeshtetjen e tyre ndaj liderit kurd Abdullah Ocalan dhe luftëtarët guerrilas që po luftojnë Turqinë në jug të Kurdistanit (veriu i Irakut).

FOTO GALERI
1/2
Turqia është e shqetësuar për rritjen e aktivitetit të PKK dhe grupeve të tjera terroriste në Francë e Gjermani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA