“Kujdes pensionet”, përfaqësues nga Banka e Shqipërisë: Kërkohet rinovim i skemës! Rënia e euros uli çmimet dhe inflacionin
15/11 15:45
Ora e finales së Kupës po afron dhe tifozët e Vllaznisë po bëhen gati të zbarkojnë në “Air Albania” për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në ndeshjen e fundit të sezonit, që është në të njëjtën kohë edhe më vendimtarja.
Një pjesë madje janë nisur tashmë drejt Tiranës, teksa nga qyteti i cilësuar “djepi i futbollit shqiptar” dhe që shquhet edhe për përdorimin në masë të biçikletave, kanë zgjedhur pikërisht këto të fundit për të mbërritur në stadium.
Një grup i organizuar tifozësh janë nisur paraditen e sotme nga Shkodra me biçikletë, me destinacion Tiranën, teksa nuk ngurrojnë të këndojnë kore për Vllazninë, edhe gjatë rrugës, duke sfiduar lodhjen dhe temperaturat e larta.
Top Channel