Tabaku voton për Presidentin e Partisë Popullore Europiane: Me mbështetjen e Weber, PD do vazhdojë të jetë pjesë e PPE

31/05/2022 16:45

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se ka votuar këtë të martë për Presidentin e PPE-së, Manfred Weber.

“Jam e sigurt që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP”, shkruan Tabaku krahas fotos së postuar në rrjetin social “Facebook”.

Megjithatë, mësohet se Tabaku ka pasur të drejtë vote si delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe jo si anëtare e PD-së. kjo e fundit, 7 vite pas anëtarësimit me të drejta të plota në grupimin më të madh politik europian, Partia Demokratike humbi të drejtën e saj të votës për të zgjedhur drejtuesit e rinj të Partisë Popullore Europiane.

Nga të gjitha  delegacionet me te drejtë vote ra në sy se Partia Demokratike edhe pse gëzon statusin e anëtarit nuk përfaqësohet me asnjë delegat duke shënuar precedentin e parë  që nga dita e anëtarësimit të saj në këtë grupim europian.

Pavarësisht  mungesës  së ftesës zyrtare nga Partia Popullore  Europiane,  në Roterdam udhëtuan 3 deputetë demokratë: Jorida Tabaku si pjesë e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,  Albana Vokshi si pjesë e delegacionit të grupimit  të gruas europiane dhe Belind Këlliçi nga forumi i të rinjve.

Por duket se vendimi apo diskutimi po shtyhet në momentin kur gjykata ende nuk ka vendosur se kujt i përket stema dhe vula e PD. Krerët e PPE do të duhet do të dinë emrin e atij që do t’i vënë në kokë të letrës.  Nëse në kokë të letrës është emri Sali Berisha, ndëshkimi do të bjerë mbi gjithë PD. Nëse në kokë emri është Lulzim Basha apo Alibeaj, jeta do vazhdojë normalisht dhe PPE ndoshta nuk do ketë nevojë të marrë një vendim.

Të paktën këtë kanë lenë të kuptohet deklaratat e Kirshbaum dhe Mekallister të grupimit më të madh të PPE, CDU dhe CSU, aleatët më të mëdhenj të PD, në ditët e saj më të vështira. ironikisht, qëndrimi ndaj çështjes Berisha, do ta vendosë PD në momentin më të vështire të saj, dhe këtu nuk e ndihmojnë dot as miqtë e saj të së djathtës europiane.

Top Channel