Gjekmarkaj: Kam bindje se nuk është kjo salla që duhet të flitet për inkoherenca të Republikës. Përtej krizave që mund të ketë opozita, ajo është atje me 63 deputetë. Ju vërtet mund të mbani qëndrime, por keni detyrimin të respektoni gjysmën e Shqipërisë. Flitet sikur opozita humbi shansin por asnjëherë nuk ka patur një ofertë për presidentin. Ju tashmë keni hyrë në fazën e zgjedhjes së presidentit. Nuk i keni ofruar asgjë opozitës. Nuk i keni votat, të paktën formalisht, shkuat drejt raundit të katërt. Do vijë nga askundi për të qenë askushi. Jam I bindur se PS ka pafund personalitete, meqë po merrni këtë përgjegjësi,ju keni një mbingarkesë pushteti pyramidal. IShte një mundësi për të krijuar një nisje të re, nuk kam qenë iluziv. Shpresë duhet të ketë cdo kush. Shpresa u zhgënjye. Mos lejoni që në krye të shtetit të vihet një askush, mbroni disa parime, të jeni në personalitet politik, që ne ta shohim të tilë.
Top Channel