Policia qëllon 5 herë ndaj gruas shtatzënë që besohej se ishte ‘pjesë e grabitjes’ (Fotot)

31/05/2022 17:04

Policia në Missouri, SHBA, ka qëlluar pse herë me armë ndaj një gruaje me ngjyre që ishte shtatzënë dhe e dyshuar si pjesëmarrëse e grabitjes së një makine.

“Ata e qëlluan! Oh Zot, ata e qëlluan!” dëgjohej që thoshte një dëshmitare  në pamjet e filmuara pas sulmit së të shtunës në Kansas City.

Policia konfirmoi më pas për rrjetin  KCTV se 26 vjeçarja Leonna Hale, u qëllua nga oficerët që erdhën për një grabitje të armatosur rreth orës 20,00

Policia rrugore e Missouri tha se shoferi mashkull ishte larguar kur ata ndaluan makinën ndërsa Hale u qëllua pasi edhe ajo kishte tentuar të largohej.

Por dëshmitarët e ngjarjes thonin se përpara se të largohej gruaja kishte ngritur duart lart për t’i treguar oficerëve se nuk mbante gjë me vete.

Dëshmitarja që dha emrin e saj vetëm si  Shédanja, tha për rrjetin vendas se viktima u kishte thënë oficerëve se nuk shtrihej dot përtokë pasi ishte shtatzënë, sipas të përditshmes  Kansas City Star .

“Ajo ishte duke bashkëpunuar me autoritetet por u frikësua dhe nisi të vraponte, prandaj ata e qëlluan … kjo nuk është e drejtë,” dëgjohet që thotë gruaja në videon e saj nga vendngjarja.

“Më kujtohet që e pashë përtokë dhe ngriva”, tregon ajo duke shtuar se dhe tre djemte e saj që e panë skenen, u traumatizuan”.

Viktima e te shtenave raportohet se i ka shpetuar rrezikut per jeten por nuk eshte konfirmuar nga autoritetet nese ishte shtatzene.

FOTO GALERI
1/5
Policia në Missouri, ka qëlluar pse herë me armë ndaj një gruaje që ishte shtatzënë dhe e dyshuar si pjesëmarrëse e grabitjes së një makine.

Top Channel