Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Policia në Missouri, SHBA, ka qëlluar pse herë me armë ndaj një gruaje me ngjyre që ishte shtatzënë dhe e dyshuar si pjesëmarrëse e grabitjes së një makine.
“Ata e qëlluan! Oh Zot, ata e qëlluan!” dëgjohej që thoshte një dëshmitare në pamjet e filmuara pas sulmit së të shtunës në Kansas City.
Policia konfirmoi më pas për rrjetin KCTV se 26 vjeçarja Leonna Hale, u qëllua nga oficerët që erdhën për një grabitje të armatosur rreth orës 20,00
Policia rrugore e Missouri tha se shoferi mashkull ishte larguar kur ata ndaluan makinën ndërsa Hale u qëllua pasi edhe ajo kishte tentuar të largohej.
Por dëshmitarët e ngjarjes thonin se përpara se të largohej gruaja kishte ngritur duart lart për t’i treguar oficerëve se nuk mbante gjë me vete.
Dëshmitarja që dha emrin e saj vetëm si Shédanja, tha për rrjetin vendas se viktima u kishte thënë oficerëve se nuk shtrihej dot përtokë pasi ishte shtatzënë, sipas të përditshmes Kansas City Star .
“Ajo ishte duke bashkëpunuar me autoritetet por u frikësua dhe nisi të vraponte, prandaj ata e qëlluan … kjo nuk është e drejtë,” dëgjohet që thotë gruaja në videon e saj nga vendngjarja.
“Më kujtohet që e pashë përtokë dhe ngriva”, tregon ajo duke shtuar se dhe tre djemte e saj që e panë skenen, u traumatizuan”.
Viktima e te shtenave raportohet se i ka shpetuar rrezikut per jeten por nuk eshte konfirmuar nga autoritetet nese ishte shtatzene.
Top Channel