Po ndryshojnë marrëdhëniet PD-SHBA? Harxhi: Ja shenja që dha Blinken në mesazhin ngushëllues për Nishanin

31/05/2022 22:44

Anëtarja e sapozgjedhur e kryesisë së PD, Edith Harxhi u shpreh e bindur se Amerika nuk e ka problemin me Partinë Demokratike, por individin (Berishën).

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, Harxhi tha se në mesazhin ngushëllues së Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken për Bujar Nishanin, ku falenderonte këtë të fundit për kontributin në PD, kishte një mesazh që gjërat po ndryshojnë në Washington.

Është individuale, PD nuk ka problem me Amerikën. Keni parë që Berisha ka bërë takime me ish kongresmenë. Do të vazhdojë edhe ky proces me ne,, sepse nuk kemi asnjë lloj kufizimi. Nuk duhet bërë ky term  përgjithësues”, theksoi Harxhi.

 Po mesazhi i Blinken që falenderoi Nishanin për kontributin në PD?

Ishte mesazh i qartë që tregon që SHBA nuk kanë asnjë problem të hapur me PD. Megjithëse ishte mesazh ngushëllimi. E kisha pritur një mesazh por kjo tregon që gjërat po ndryshojnë në Washington”, tha Harxhi.

Top Channel