Orët e para të kësaj të marte tronditën banorët e Kamzës nga dy ngjarje kriminale të shënuara në harkun e 40 minutave nga njëra tjetra.
Pak pas mesnate në bulevardin Nënë Tereza shpërtheu me eksploziv një mjet i parkuar ndërsa në rrugën Skënderbej shumë pranë komisariatit nr. 5 ndaj një biznesi u qëllua me armë zjarri. Nga të dyja ngjarjet fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
Nga verifikimet që policia kreu mjetit të cilit iu vendos eksplozivi përdorej nga Artan Lleshi, banor në kamëz ndërsa ishte në pronësi të bashkëshortes së tij.
Mbrëmjen e së hanës Artan lleshi parkoi makinën në bulevardin Nënë Tereza. 20 minuta pas mesnate në pjesën e përparme të mjetit u aktivizua një lëndë plasëe që shkaktoi një zhrmë të madhe në zonë dhe dëmtime të konsiderueshme në mjet. Nga shpërthimi pësuan dëmtime dhe bizneset afër mjetit të parkuar.
Policia dyshon se ngjarja lidhet me aktivitetin që poseduesi kishte jashtë vendit. Por ky I fundit I kontaktuar nga Top Channel thotë se dyshon se ngjarja lidhet me nje vrasje që xhaxhai I tij Mark Lleshi ka kryer në vitin 2000. Ai hedh poshte dyshimet e policisë duke thënë se që prej 2013 nuk ka emigruar më drejt Anglisë.
Ndërsa në agjencinë funerale në rrugën skënderbej plumbat kishin përshkruar gjithë muret e biznesit. Dyshohet se ngjarja ndodhi rreth orës 1.00 të mëngjesit ku një mjet golf me xhama të errësuar qëlloi me breshëri drej fasadës së biznesit I cili drejtohej nga Emirjana Muka e divorcuar së fundmi nga bashkëshorti
Policia dyshon se shkak për ngjarjen janë konfliktet për borxhe të ish bashkëshortit. Pas divorcit ai hapi një agjenci tjetër funerale përballë asaj të Emirjanës prandaj policia dyshon se kemi të bëjmë me ngatërrim objektivi.
Për zbardhjen e dy ngjarjeve policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar apo dyshuar si autor.
Top Channel