Java nisi me një lajm te keq  për Partinë Demokratike. 7 vite pas anëtarësimit  më të drejta të plota në grupimin më të madh politik europian, ajo  humbi të drejtën e saj të votës për të zgjedhur drejtuesit e rinj të  Partise Popullore Europiane. 

Nga të gjitha  delegacionet  me te drejtë vote ra në sy se Partia Demokratike edhe pse gëzon statusin e anëtarit nuk përfaqësohet me asnjë delegat duke shënuar precedentin e parë  që nga dita e anëtarësimit të saj në këtë grupim europian.

Top Channel mëson se Partitë Popullore Europiane nuk janë indeferente dhe kane diskutuar mbi krizen  që po përjeton partia më e madhe e opozitës në Shqipëri ne sesioni ne mbajtur pa media.  Por, PPE  janë të paqartë mbi  përfaqësimin zyrtar të Partisë Demokratike  ndaj  nuk kanë  ende nje vendim  final për sa kohë  cështja  nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare  nga gjykatat  shqiptare.

Pavarësisht  mungesës  së ftesës zyrtare nga Partia Popullore  Europiane,  në Roterdam  udhetuan 3  deputet demokrat:  Jorida Tabaku si   pjesë e delegacionit të Asamblesë Parlamentare  te Këshillit të Europës,  Albana Vokshi si pjesë e delegacionit të grupimit  te gruas europiane dhe Belind Këllici nga forumi i të rinjve.

Por duket se vendimi apo diskutimi po shtyhet ne momentin kur gjykata ende nuk ka vendosur se kujt i perket stema dhe vula e PD. Kreret e PPE do te duhet do te dine emrin e atij qe do ti vene ne koke te letres.  Nese ne koke te letres eshte emri Sali Berisha, ndeshkimi do te bjere mbi gjithe PD. Nese ne koke emri eshte Lulzim Basha apo Alibeaj, jeta do vazhdoje normalisht dhe PPE ndoshta nuk do kete nevoje te marre nje vendim.

Te pakten kete kane lene te kuptohet deklaratat e Kirshbaum dhe Mekallister te grupimit me te madh te PPE, CDU dhe CSU, aleatët më të mëdhenj te PD, ne ditet e saj me te veshtira. ironikisht,  qendrimi ndaj ceshtjes Berisha, do ta vendose PD ne momentin me te veshtire te saj, dhe ketu nuk e ndihmojne dot as miqte e saj te te djathtes europiane.

 

Top Channel