Ka nisur me debate mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku pritet të përcaktohet data e votimit për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit në Kuvend.
Shkak i debatit është bërë rendi i ditës në mbledhje, ku kreu i grupit parlamentar të PD ka kërkuar të flasë për pikën e tretë, atë për komisionin hetimor për Investimet Strategjike.
Alibeaj: Në të gjitha rastet, kemi patur gjithmonë dy urdhra për rend dite, një për seancën e posacme, një për seancat normale plenare, sot I keni bërë të dyja bashkë dhe kjo nuk është normale.
Interesi për të diskutuar ka të bëjë me pikën 3, për Komisionin hetimor për investimet strategjike.
Balla: Nuk ka një praktikë të tillë në mbledhje, ajo që ka rastisur është që përvec rendit të ditës, është një urdhër I kryetares, por kjo nuk do të thotë që duke qenë se rendi I ditës që është ekskluzivitet I kryetares së kuvendit është përcaktuar si më poshtë. Rendi është ky, nëse një anëtar i konferencës nuk ka dëshirë të marrë pjesë, kjo është cështje që i takon secilit. Ndaj vijojmë me rendin e ditës, duhet t’i qëndrojmë praktikës qe te diskutimi për zgjedhjen e presidentit të kemi mediat. Jam kundër kërkesës së paraqitur nga kolegu Alibeaj, ndaj i kërkoj konferencës të vijojë me mbledhjen.
Felaj: Përcaktimi i raundit të katërt të presidentit është një detyrim që na vjen nga kushtetuta. Dy pikat e para, ndonëse duken të veçanta do trajtohen njëherazi.
Alibeaj: Pse abuzon me detyrat sa herë të jepet rasti. Mos më ndërhy, është më e rëndësishme kjo që po them. Se c’flas unë e di unë.
Top Channel