Kompani të vogla e të mëdha janë në kërkim të burimeve njerëzore dhe për t’i siguruar ato po kërkojnë direkt e në burim. Siç është rasti i marrëveshjes së nënshkruar mes Shoqërive të Grupit Financiar Eurosig – Insig – UBA Bank dhe Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, që numëron rreth 6000 studentë Bachelor dhe Master.
“Qëllimi i Fakultetit të Ekonomisë në këtë bashkëpunim është t’u shërbejmë studentëve, të bëjnë trajnim në kompanitë e zotit Morinaj, të kryejnë praktikat mësimore dhe kur të krijohen hapësira punësimi, të punësohen në kompanitë e kësaj sipërmarrje të fuqishme, serioze, korrekte, që funksionon në Shqipëri.
Ne kemi interes gjithashtu për stafin akademik. Për fat të mirë Fakulteti i Ekonomisë ka një staf prej 175 pedagogësh, më tepër se gjysma janë me tituj e grada, të kualifikuar në universitetet europiane dhe amerikane. Ndaj njohuritë e tyre ata mund t’i vënë në shërbim të kuadër të kërkimit të kompanive sipas fushave ku janë të interesuara” tha Dhori Kule, dekan i Fakultetit të Ekonomisë.
“Kur studentët vijnë të aplikojnë për punë apo praktikë tek kompanitë tona, pyetja e parë që iu bëjmë është ku janë diplomuar dhe nëse janë të diplomuar në Fakultetin Ekonomik, që aty ai merr 10 pikë bonus. Takoj rastësisht në Rio de Zhaniero një zonjë të nderuar, që më thotë, jam dekane e Fakultetit Ekonomik. Mendoni, në Rio de Zhaniero me 7 milionë banorë. Ne kemi sot nevojë për shumë burime njerëzore, kemi nevojë për financierë, marketerë, menaxhim risku, kemi nevojë për punonjës në bankë. Po të ishin të gatshëm për të filluar, mbi 20 veta ndoshta brenda 2-3 muajve mund të vijnë e të fillojnë punë. Po duhet të kuptoni që te Eurosig-u vërtet gjeni një familje, por gjeni një familje më një baba e një nënë që iu kërkojnë llogari, pra nuk është një vend për të gjetur një vend punë sa për të thënë, por është një vend për të punuar dhe për të ecur përpara.” u shpreh Kadri Morinaj, Presidenti i Grupit Eurosig-Insig-UBA Bank.
Gjithashtu z. Kadri Morinaj, Presidenti i Grupit Eurosig-Insig-UBA Bank, shpalosi disa paketa promocionale me kosto minimale lidhur me sigurimin e Apartamenteve dhe sigurimin e Shëndetit. Këto paketa janë përgatitur me qëllim që të jenë të përballueshme nga çdo shtresë e shoqërisë, duke i mbrojtur ata nga çdo fatkeqësi natyrore apo sëmundje të paparashikuar.
Nëse blini sigurimin e automjetit TPL, ju mund të përfitoni Sigurimin e Apartamentit vetëm për 4,000 lekë/vit, duke dëmshpërblyer deri në 80,000 euro në rast dëmi.
Çfarëdo që mund t’i ndodhë apartamentit tuaj nga zjarri apo tërmeti, Eurosig do t’ju dëmshpërblejë në masën 100%, por nga një zjarr i mundshëm mund të dëmtohet edhe apartamenti i fqinjit tuaj dhe do të duhet t’i paguani dëmin e shkaktuar. Me Sigurimin e Përgjegjësisë që ju e përfitoni falas, dëmet që ju i keni shkaktuar fqinjit përballohen nga Eurosig.
Siguroni apartamentin vetëm 1 euro/m2 dhe automatikisht do të përfitohet një Check Up falas.
Sigurimi Shëndetësor BASIC mbulon aksidentet personale deri në 5,000 euro/vit dhe në të njëjtën kohë ju mundëson një Check Up falas dhe përfitoni deri në 30% ulje në të gjitha spitalet apo klinikat e rrjetit Eurosig.
Top Channel